FOTO&VIDEO

Lamtumirë Artur Zheji! Gazetari dhe publicisti i mirënjohur përcillet për në banesën e fundit

Familjarë, miq, kolegë, bashkëpunëtorë e qytetarë i kanë dhënë sot (25 gusht) lamtumirën e fundit gazetarit dhe publicistit të mirënjohur Artur Zheji. Homazhet në nderim të Zhejit u mbajtën në ambientet e Universitetit të Arteve të Bukura. Trupi i tij do të prehet në varrezat e Tufinës.

Artur Zheji u nda nga jeta në mënyrë të papritur në Sarandë dy ditë më parë, në moshën 63-vjeçare. Dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë një arrest kardiak.

Ai ishte një personalitet i spikatura në fushën e gazetarisë, ndërsa ka mbajtur edhe detyrën e drejtuesit të Radio Televizionit Shqiptar, të Agjencisë Telegrafike Shqiptare dhe disa medieve të shkruara, duke dalluar për shkrimet analitike dhe stilin kritik.

Artur Zheji, një karrierë e pasur në shërbim të medies

Artur Zheji njihej si një nga penat më të spikatura të gazetarisë shqiptare, i specializuar në analizë dhe opinion. Me një veprimtari të pasur, ai shërbeu në funksione drejtuese në disa media, duke kulmuar me postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar.

Përmes shkrimeve të tij si editorialist, analizave politike dhe drejtimit të programeve televizive, ai la një gjurmë të pashlyeshme në fushën e medies, duke u bërë një zë i rëndësishëm për debatin publik në vend.

Artur Zheji ishte i njohur jo vetëm për kontributin e tij në media, por edhe për trashëgiminë e pasur kulturore. Si djalë i eruditit Petro Zheji dhe aktores Besa Imami, ai vetë la gjurmë si dramaturg, një anë e talentit të tij të vlerësuar nga Teatri Kombëtar, i cili shprehu dhimbjen për humbjen e tij.

“Në krijimtarinë e tij, fjala u bë reflektim i kohës dhe i shoqërisë, duke pasuruar jo vetëm medien dhe debatin publik, por edhe skenën tonë kombëtare”, thuhet në mesazhin e Teatrit Kombëtar.

Zheji la pas dy vajza dhe një djalë, së bashku me bashkëshorten e tij. Humbja e tij e papritur ka tronditur jo vetëm familjen, por edhe kolegët dhe opinionin publik, të cilët e shihnin si një figurë me integritet dhe profesionalizëm të lartë. Vdekja e tij është një humbje e madhe për gazetarinë, analizën politike dhe medien shqiptare në përgjithësi.

Artistë e politikanë vlerësojnë figurën e Artur Zhejit

Rajmonda Bulku: Artur Zheji, një zë i lirë që do na mungojë

Aktorja e njohur, Rajmonda Bulku, njëherazi edhe anëtare e Këshillit Drejtues të RTSH-së, vlerësoi gazetarin si një njeri të mençur e të kulturuar që luftoi për fjalën e drejtë.

“Lindi i lirë, i mençur i kulturuar, luftoi tërë jetën e tij për të thënë fjalën e drejtë. Elokuenca e Turit është e pakrahasueshme, do na mungojë shumë, jo vetëm ne që e kishim afër dhe e donim shumë dhe  e vlerësonim, por të gjithë atyre që donin ta dëgjonin zërin e Turit, një zë të lirë, një fjalë të drejtë, të mençur dhe besoj se do ta mbajnë ë mendje ashtu siç ishte Turi, i drejtë dhe i mençur”, u shpreh Bulku.

Paskal Milo: Artur Zheji arriti në majën e publicistikës shqiptare me një stil të veçantë

Historiani Paskal Milo tha se Artur Zheji spikaste për stilin e tij të veçantë në publicistikën shqiptare, që e çoi gazetarin në majë.

“Me Artur Zhejin kam rreth 28 vjet që jam njohur, më ka marrë intervistën e parë si gazetarë në Romë, kur unë isha në pozitën e Ministrit të Jashtëm dhe që aty vendosëm një bashkëpunim shumë miqësorë që vazhdoi edhe më tej. Arriti në majën e publicistikës shqiptare, me një stil të veçantë, një fjalor tejet të përpunuar që ndërthurej mes një gazetarie ekspresive, por dhe mendimi të thellë filozofik. Ajo kulturë e madhe që ky njeri rrezatonte, jo vetëm kur ishte në mediumet publike, por edhe jetën personale, kishe çfarë të bisedoje me të. Artur Zheji është një nga gazetarët më të shquar që është marrë me çështjen kombëtare në tërësi, por veçanërisht Kosovën. Arturi e bëri çështje të parë të profesionit të tij dhe madje temat e tij, diskutimet dhe programet e tij kanë patur në qendër çështjen kombëtare. Për këtë spikaste në mënyrë të veçantë”, tha Milo.

Preç Zogaj: Ditë e trishtuar për gazetarinë publicistike. Intelektual me interesa shumë të gjera

Analisti Preç Zogaj vlerësoi Artur Zhejin si një intelektual me interesa shumë të gjera. Në publicistikë, Zogaj tha se Zheji krijoi stilin e tij autentik duke bashkuar thellësinë dhe elegancën.

 “Është një ditë e trishtuar për gazetarinë publicistike, për të gjithë miqtë e Turit. Kam pas fatin ta njoh herët, të punoj me të, të shkëmbej mendime për artin, kulturën, letërsinë. Ishte një intelektual me interesa shumë të gjëra. Mendoj se ai themeloi elegancën në analizën politike në Shqipëri. Vinte nga një formim kulturor i gjerë, një bazament kulturorë që jo shumë gazetarë e kanë dhe kjo e ndihmoi të krijonte stilin e vet autentik që bashkon thellësinë dhe elegancën. Ai nuk linte asgjë pa thënë, por i thoshte në mënyrë të tillë që të ishin ndikuese, por jo goditëse. Ishte një shembull”, u shpreh Zogaj.

Timo Flloko: Artur Zheji, artist i madh në shpirt

Aktori i mirënjohur, Timo Flloko vlerësoi Artur Zhejin jo vetëm arritjet e tij në publicistikë dhe gazetari, por mbi të gjitha në aspektin njerëzor. Flloko tha se Zheji ishte “artist në shpirt” dhe një njeri me ndjeshmëri të thellë.

 “Tur Zheji ishte një personalitet i dimensioneve të jashtëzakonshme, nuk flas në prerjen politike apo si një analist i jashtëzakonshëm, por do të thoja atë që Arturi ishte në artis i madh në shpirt, me një sensibilitet të thellë. Kam patur miqësi të afërt me të, Zoti e rrëmbeu nga ne, iku shumë shpejt. Dhimbja është e madhe”, theksoi aktori.

Gonxhja: Humbje e rëndë, personazh me shumë ngjyra

Ministri i Blendi Gonxhja tha se ndarja e parakohshme nga jeta e Artur Zhejit është një humbje e madhe. Ai e vlerësoi gazetarin si një personazh me shumë ngjyra dhe botë.

 “Humbje e rëndë, e parakohshme, një personazh me shumë ngjyra, me shumë botë, me shumë përfshirje në jetën publike, në jetën e vendit. Nuk e kam arritur në akademi, por natyrisht që e njoh Zhejin si të gjithë ju, si gazetar e publicist. Pas Zhejit në ekrane, me siguri ka qenë një Zheji tjetër akoma më artist e krijues e do ishte shumë më tepër në vitet që do vinin por fatkeqësisht jeta është ndonjëherë shumë e ashpër në këto ngjarje që janë kaq të papritura. Nuk dimë si të ngushëllojmë familjen e botën që ai la. Ikje shumë e parakohshme”, u shpreh ministri.

Berisha: Ngushëllimet më të ndjera familjes së Zhejit

Kreu i PD-së, Sali Berisha i ka shprehur ngushëllimet e tij familjes së gazetarit dhe publicistit Artur Zheji.

“Shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes së tij të nderuar, miqve dhe shokëve dhe lutem sëbashku me ta që shpirti i Artur Zhejit të gjejë paqen e merituar!”, tha Berisha.

 

/rtsh.al/


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

5 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

12 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

16 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

18 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago