Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca për vrasjen e 18-vjeçares Marigona Osmani, shkruan Reporteri.net.
Në pamjet e publikuara nga T7, babai i të ndjerës, Muhabi Osmani është parë i nervozuar gjatë kësaj seance, e madje ka ofenduar edhe avokatin e Krivaqës.
“Laper”, dëgjohet duke i thënë ai në seancë, ndërsa avokati i familjes dhe një zyrtare policore tentojnë ta qetësojnë atë.
“Mos na çit punë, s’ki punë me avokat. Gabim e ki”, i drejtohet njëra nga zyrtaret policore që ishte e pranishme në seancë.
Para trupit gjykues është deklaruar para trupit gjykues edhe vetë i akuzuari Dardan Krivaça për dhunimin dhe vrasjen e Marigona Osmanit.
Krivaqa ka pretenduar se 18-vjeçarja ka qenë përdoruese edhe para se të njoftohej me të.
“Unë dhe Marigona e ndjera kemi qenë përdorues të drogës. E ndjera ka qenë përdoruese edhe para se të njoftohej me mua, edhe unë gjithashtu. Ndërsa prej ditës së parë që jemi lidhur, dytë kemi qenë përdorues të drogës të llojeve; Kremit, kokainës, ekstazi, speed, marihuanë, hashash, xanax, tramadol, po ashtu kemi qenë edhe përdorues të alkoolit”, ka deklaruar ai.
Gjykata Themelore e Ferizajt më 4 gusht 2023 e ka dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën për vrasje e Marigona Osmanit. Ndërsa ishte liruar nga akuza për dhunim. Arbër Sejdiu ishte dënuar me 15 vite burgim për ndihmë në vrasjen e rëndë në bashkëkryerje. Sejdiu ishte liruar nga vepra penale e ndihmës në dhunim.
Por, Gjykata e Apelit me aprovimin e ankesës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe mbrojtjes së dy të akuzuarve, e ka kthyer çështjen në rigjykim.
18-vjeçarja Marigona Osmani u vra më 22 gusht të vitit 2021 në banesën e të akuzuarit kryesor, Dardan Krivaqa, në qytetin e Ferizajt.