KRYESORE

“Larg duart nga Groenlanda”- Zhvillohen protesta kundër planeve të Trump

Mijëra vetë demonstruan në Kopenhagë dhe Nuuk kundër planeve të Trumpit për të aneksuar Groenlandën. Në Danimarkë po qëndron edhe një grup parlamentarësh amerikanë.

Mijëra danezë protestuan në Kopenhagë kundër pretendimeve territoriale të Presidentit të SHBA-së Donald Trump ndaj Groenlandës. Ata u mblodhën para bashkisë së kryeqytetit danez, duke valëvitur flamuj danezë dhe flamuj të Groenlandës dhe duke brohoritur “Kalaallit Nunaat!” – emri i Groenlandës në gjuhën e vendit. Protesta po zhvillohen edhe në qytete të tjera daneze, si dhe në Nuuk, kryeqytetin e Groenlandës. Ato po mbahen nën sloganet “Groenlanda u përket groenlandezëve” dhe “Larg duart nga Groenlanda”.

Danimarkë, Kopemhagë – protestues me flamurë danezë dhe të Groendlandës duke protestuar kundër pretendimeve territoriale të Donald Trump ndaj Groenlandës.Danimarkë, Kopemhagë – protestues me flamurë danezë dhe të Groendlandës duke protestuar kundër pretendimeve territoriale të Donald Trump ndaj Groenlandës.

Qëllimi është “të dërgohet një mesazh i qartë dhe i përbashkët respekti për demokracinë e Groenlandës dhe të drejtat themelore të njeriut”, thuhet në faqen e internetit të Uagut, shoqatë e groenlandezëve në Danimarkë.

Kongresmenë amerikanë për vizitë solidariteti në Kopenhagë

Demonstratat përkuan me një vizitë të një delegacioni mbipartiak të Kongresit amerikan në Kopenhagë, i cili gjithashtu shprehu kundërshtimin e tij ndaj planeve të Trumpit.

Delegacioni u takua me politikanë dhe udhëheqës biznesi të rangut të lartë nga Danimarka dhe Groenlanda. Delegacioni drejtohet nga senatori Chris Coons i demokratëve në opozitë. Ai theksoi se nuk ka asnjë kërcënim sigurie për Groenlandën që do të justifikonte qëndrimin e administratës së Trumpit. Groenlanda është territor autonom i Danimarkës, e cila, ashtu si SHBA-ja, është anëtare e NATO-s./ DW


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

2 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

4 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

4 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

8 orë ago