Gregory Bovino është larguar nga roli i tij si komandant i Patrullës Kufitare të SHBA-ve dhe do të rikthehet në detyrën e mëparshme në Kaliforni, ku pritet të dalë në pension së shpejti.
Lajmi është raportuar nga revista The Atlantic, duke cituar një zyrtar të Departamentit të Sigurisë Kombëtare.
Sipas raportimit, Bovino nuk do të ketë më një rol drejtues në operacionet e zgjeruara të zbatimit të ligjit të imigracionit, të cilat janë përballur me kritika të forta javët e fundit.
Zhvillimi vjen në një moment delikat, pasi më herët presidenti Donald Trump dhe guvernatori i shtetit të Minesotës, Tim Walz, zhvilluan një bisedë telefonike private, gjatë së cilës të dy palët u dakordësuan lidhur me zbatimin e ligjit të imigracionit.
Protestuesit krijuan një zhurmë të madhe jashtë një hoteli në shtetin e Minesotës, ku raportohej se po qëndronte Gregory Bovino. Banorët lokalë shprehën shqetësim për praninë e tij në zonë, ndërsa protestuesit thanë se largimi i Bovinos nga detyra i ka qetësuar.
Sipas autoriteteve lokale, gjatë kësaj fushate kanë humbur jetën dy shtetas amerikanë, ngjarje që ka ndezur protesta dhe ka ngritur pikëpyetje serioze mbi mënyrën e veprimit të forcave federale të sigurisë.
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…