Duke marrë shembullin e mësuesit të anglishtes që dëboi nxënësen nga ora e mësimit për shkak të veshjes kombëtare, profesori Blerim Latifi tha se identiteti kombëtar sot po përbuzet nga islamistët ashtu sikur Serbia dikur.
Latifi tha dikur Serbia ishte ajo që e shtypte ndjenjën kombëtare të shqiptarëve të Kosovës, ndërsa sot këtë rol e kanë marrë, siç i quan ai, ”vahabistët shqipfolës”.
”Ata duken si ky i ashtuquajturi “mësues i anglishtes”, i cili sot po gjykohet për aktin e shëmtuar të hedhjes në kosh të mbeturinave të flamurit tonë kombëtar dhe të plisit të bardhë, që po i mbante me krenari një nxënëse në Ditën e 28 Nëntorit”, deklaroi Latifi.
Në fund, Latifi u shpreh i bindur se Serbia nuk do të kalojë, edhe nëse vjen e maskuar me retorikë fetare dhe me islamizëm të tipit të Hajredinajt.
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…