POLITIKE

Latifi: Ekstremizmi islamik në Kosovë është projekt serb, politikanët për një grusht vota bëjnë pakt

Profesori universitar dhe analisti i njohur politik, Blerim Latifi, ka folur për rastin e arrestimit të një personi që dyshohet se ishte spiun i BIA-s serbe këtu në Kosovë, teksa ishte i lidhur edhe me ISIS-in.

“Prej vitesh kemi thënë se ekstremizmi islamik në Kosovë është thjesht dhe vetëm projekt i inteligjencës së shtetit serb, për ta minuar nga brenda shtetin e brishtë Kosovës, duke e diskredituar në sytë e mbështetësve të tij perëndimorë”, ka shkruar Latifi.

“Nga politikanët, që për një grusht votash janë në gjendje të bëjnë pakt me çdo kënd, qoftë ai edhe armik i vendit të tyre. Nga mediat, të cilat për ca klikime e pak audiencë, u kanë dhënë hapësirë enorme ideologëve vahabistë, duke i bërë kështu reklamë pa pare planit të lartpërmendur të BIA’s. Nga intelektualët e akademikët, të cilët, qoftë nga frika, qoftë nga mosdija, kanë mbyllur gojën, sytë dhe veshët. Nga krejt një shoqëri, e cila përditë e më pak është në gjendje të rezistojë për vlerat prej të cilave erdhi dhe varet krejtësisht e ardhmja e lirisë së saj dhe e Republikës së Kosovës”, tha ai.

Në fund, Latifi tha se njeriu mund edhe të shpëtohet nga agresioni i tjetrit, por jo kur do që ta dëmtojë veten. Kjo vlen edhe për kombet, tha ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

11 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

14 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

14 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

16 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

16 orë ago