Latifi: Isa Mustafa është baba i korrupsionit në Kosovë

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës Blerim Latifi është përplasur me kandidatin e LDK-së Driton Selmanaj.

Latifi në Debat Plus i ka thënë Selmanajt se është larguar nga KDI për shkak të keqpërdorimeve.

“Po ma luan rolin e engjëllit ndërsa ty të kanë larguar nga KDI për shkak të keqpërdorimit të detyrës”, i tha Latifi Selmanajt.

PDK sipas Latifit për dallim nga partitë tjera është treguar e sinqertë me qytetarët. Sipas tij PDK e para i ka larguar nga posti ministrat e vet që kanë aktakuzë për korrupsion pa e ditë se do të ketë zgjedhje.

“Shefi i jyt(Isa Mustafa) është baba i korrupsionit në Kosovë. Qytetarët e Kosovës nuk e dinë ku kanë përfunduar paratë e fondit të 3 përqindëshit”, tha Latifi.