Analisti Blerim Latifi, duke komentuar protestën e sotme të veteranëve, ka thënë se kjo protestë është aksion politik i opozitës që sipas tij po zhvillohet sipas metodave të dikurshme të Kurtit.
“Fatkeqësisht kjo nuk është protestë e veteranëve, por aksion politik i opozitës, i zhvilluar sipas metodave të dikurshme të Kurtit: protesto jashtë Kuvendit dhe blloko punën e Kuvendit nga brenda”, shkroi ai në Facebook.
Tutje, Latifi ka shkruar se, një veteran që proteston jashtë Kuvendit për pagën minimale, nuk do të lejonte që zëri i tij të përfaqësohej brenda në Kuvend nga, siç i quan ai, profiterët milionerë të luftës e pasluftës.
Kujtojmë se po vazhdon protesta e veteranëve në oborrin e Kuvendit të Kosovës ku po kërkohet përfshirja e tyre në ligjin për pagë minimale.
Postimi i plotë:
Fatkeqësisht kjo nuk është protestë e veteranëve, por aksion politik i opozitës, i zhvilluar sipas metodave të dikurshme të Kurtit: protesto jashtë Kuvendit dhe blloko punën e Kuvendit nga brenda!
Një veteran që proteston jashtë Kuvendit për pagën minimale ( të cilën duhet ta ketë patjetër), nuk do të lejonte që zëri i tij të përfaqësohej brenda në Kuvend nga profiterët milionerë të luftës e pasluftës.
Sot ne po shohim faktikisht një ofendim të dyfishtë të veteranëve: nga pushteti që i ka sjellë në këtë situatë me protestu për një pagë minimale, e cila realisht është edhe më keq se minimalja e ekzistencës, dhe nga opozita, e cila hapur po bën lojën e përdorimit të veteranëve për qëllimin e saj të ardhjes në pushtet.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…