POLITIKE

Latifi: Letra kërcënuese ndaj Kurtit është me përmbajtje terroriste, autori është kosovar

Profesori Blerim Latifi ka komentuar në emisionin Pressing në T7 letrën kërcënuese të dërguar në adresën e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti. Kurti këtë letër e postoi në llogarinë e tij në Facebook. Ndërkohë Latifi thotë se ai që e ka shkruar këtë fjali nuk ka njohuri të mira përmbajtja e saj është kërcënuese.

‘’Ai që e ka shkruar këtë letër shihet qartë se nuk ka njohuri të mira gramatikore. Unë e lexova atë, dhe kishte diku 6-7 fjali. E analizova dhe evidentova mbi 30 gabime drejtshkrimore’’, tha Latifi.

‘’Një gjë dihet. Autori është kosovar. Kjo për shkak të ndërtimit të fjalive. Vërehet një tendencë për të shkruar fjali mbi rregullat gramatikore serbe, përzier me standartin e gjuhës shqipe. Po ashtu, vendosja e shkronjave ë është e pa vend. Kjo karakteristikë njihet tek kosovarët. Vendsin ë ku nuk duhet dhe nuk vendosin ku duhet’’

Tutje Latifi thtoë se në gjuhën e rëndë që po ëprdoret në spektrin politik mund të kenë dorë edhe shërbimet e huaja sekrete të cilat duan destabilizim.

‘’Unë pajtohem me atë që profesori Bujar Dugolli e sheh edhe ndikim serb në Kosovë. Letra shihet se ishte shkruar me nguti. Përmbajtja e saj është terroriste. Ne po ju shikojmë ju dhe familjet e juaja, kjo fjali është kërcënuese në një demokraci. Po ashtu llogoja e vjedhur shihet se dikush që e ka shkruajtur nuk është lodhur shumë të mendohet për detaje’’, thotë Latifi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

8 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

16 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

19 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

21 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago