POLITIKE

Latifi: Nuk kisha ardhur nga SHBA-ja për të lyer korridore, shëndetësia e Kosovës kërkon veprime të menjëhershme

Ish ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka vlerësuar se shëndetësia në Kosovë nuk ka kohë që të shtyhet nga një mandat në mandatin tjetrin të pushteteve qeverisëse.

Sipas Latifit, ndryshimet në shëndetësi duhet të bëhen urgjentisht.

“Shëndetësia e Kosovës nuk ka kohë të shtyhet nga një mandat në tjetrin, nga një Qeveri te tjetra. Duhet të ndryshohet tani. Është dashur të ndryshohet dje. Duke parë se nuk do të mund të jepja kontributin për të cilin kisha menduar, kjo ishte arsyeja kryesore për dorëheqjen time”, ka thënë Latifi gjatë një interviste për mediumin “ATV”.

Ai ka theksuar se përmirësimi në shëndetësi s’kishte ndodhur gjatë kohës të tij sa ishte në krye të dikasterit për një sërë arsyesh.

“Për arsye të ndryshme nuk kam mundur ta bëj këtë. Së pari, buxheti i shëndetësisë është i mjerueshëm. Një kompani e mirë në Kosovë ka buxhet më të madh se ai që kishim në shëndetësi. Nuk kisha ardhur për të lyer korridore dhe për të arnuar korridore e banjo”.

Nga përvoja e tij, ai deklaroi se nëse shteti do të investonte në infrastrukturën ligjore, fizike atëherë mjekët s’do të kërkoni arsye për t’u larguar nga vendi.

“Unë nuk besoj se mjekët largohen nga vendi vetëm për paga më të larta. Unë nuk shkova në Amerikë në vitin 1985 sepse doja një pagë më të madhe. Shkova atje sepse e kuptova shumë qartë se nuk mund ta arrija potencialin tim shkencor dhe kirurgjik që dëshiroja ta realizoja këtu, për arsye të ndryshme. Natyrisht, në vitet ’80 ishte shumë ndryshe nga sot”.

“Sot, nëse humbasim një mjek, nuk e humbasim sepse ai dëshiron të fitojë 8 mijë euro në vendet e tjera. Nëse e ndërtojmë infrastrukturën ligjore, fizike, atëherë mjekët këtu do të qëndrojnë, jo vetëm mjekët por edhe të tjerët”, deklaroi ai.

Ndër të tjera, ka theksuar se Kosova duhet të investojë për të krijuar disa klinika që janë jashtëzakonisht të nevojshme.

“E pashë që nuk mund t’i realizoja 12 qendrat e ekselencës që kisha propozuar dhe që mendoj se ende duhen bërë. Qendrat për trajtimin e traumave, djegieve, onkologjisë dhe të tjera do ta kishin ndalur pothuajse 100 për qind dërgimin e pacientëve tanë nga Kosova në vende të tjera”.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi pas 11 muajve nga emërimi në pozitën e ministrit të Shëndetësisë kishte dhënë dorëheqje nga kabineti qeveritar, më 6 tetor të 2022-së.

Largimi i Latifit erdhi pas kritikave të shumta ndaj tij në menaxhimin e shëndetësisë.

Emërimi i tij në këtë pozitë ishte bërë nga kryeministri Albin Kurti, pas dorëheqjes së ministrit aktual të Shëndetësisë Arben Vitia, i cili në atë kohë kishte dhënë dorëheqje për t’u fokosuar në garën për kryetar të Komunës së Prishtinës.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

11 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

21 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago