Profesori i filozofisë politike në Universitetin e Prishtinës, Blerim Latifi ka shkruar për angazhimin e partive politike për të konsoliduar degët dhe mobilizuar elektoratin në diasporë.
Për këtë angazhim të ri, sidomos për LDK-në e PDK-në, Latifi me ironi ka thënë se është “punë me mend”, sepse së shpejti i gjithë elektorati i Kosovës do të ndodhet në diasporë.
“Paskan dalë partitë nëpër diasporë me i konsolidu degët e tyre atje. Definitivisht punë me mend, sepse qysh janë duke shku punët këtu në Kosovë nuk do të jetë e largët dita kur krejt elektorati kosovar në diasporë do të ndodhet. Ndërsa degët e partive këtu do jenë vetëm seksione të degëve në diasporë.”, ka shkruar Latifi.