Analisti politik, Blerim Latifi, ka shkruar sot për debatin e ndezur rreth ndërtimit të Xhamisë së re në Prishtinë.
Ai ka thënë se një objekt i tillë fetar po ndërtohet nga Erdogani për të treguar se Kosova është nën hijen e Turqisë.
“… sot, Erdogani po e ndërton xhaminë e re në Prishtinë për të dhënë mesazhin se Kosova është nën hijen e Turqisë. Kjo është e gjitha. Të tjerat janë rrëfime të kota”.S
Sipas tij, ngjashëm kishte vepruar edhe Milosheviqi me ndërtimin e kishës ortodokse serbe në mes të Prishtinës për të dhënë mesazhin se Kosova është Serbi.
“Kushdo që ka pak njohuri nga historia e civilizimeve e di se tempujt e mëdhenj fetarë më shumë ndërtohen për të dhënë mesazhe politike e dëshmi të pushtetit mbi një vend, se sa për t’u shërbyer nevojave të besimtarëve të thjeshtë. Që nga tempujt e Karnakut në Egjiptin e Lashtë e deri me sot kështu ka qenë. Nga ky rregull nuk bën përjashtim as historia jonë. Nuk bën përjashtim as kjo historia e tempujve në qendër të Prishtinës.Milosheviqi e ngriti kishën ortodokse serbe m’u në mes të Prishtinës për të dhënë mesazhin se Kosova është Serbi. Pas luftës, Ibrahim Rugova e ngriti katedralën katolike për t’i thënë botës së Kosova është pjesë e Perëndimit. Sot, Erdogani po e ndërton xhaminë e re në Prishtinë për të dhënë mesazhin se Kosova është nën hijen e Turqisë. Kjo është e gjitha. Të tjerat janë rrëfime të kota”, ka shkruar Latifi.
Forcat ukrainase kanë goditur një nga “fabrikat më të rëndësishme ushtarake” të Rusisë. Kështu tha…
Ish-kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett, ka paralajmëruar për rrezikun e krijimit të një aleance të…
Në ditën e 11 të sulmeve të izraelito-amerikane ndaj Iranit, tensionet janë përqendruar në Ngushticën…
Komanda e përbashkët ushtarake e Iranit ka paralajmëruar se bankat dhe institucionet financiare tani janë…
Pamje tronditëse kanë dalë nga incidenti i rëndë me zjarr që ndodhi në një automjet…
Presidenti amerikan Donald Trump publikoi një mesazh në Truth Social pas raportimeve se Irani po…