Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së LDK-së e cila ka nisur në orën 10:00 të mëngjesit.
Pas saj Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se në këtë takim të sotëm është diskutuar për seancën e konstituimit të Kuvendit të thirrur për sot në orën 15:00.
Ai ka dhënë ofertën e re për Vetëvendosjen para se të shkohet në këtë seancë, njofton Klan Kosova.
“Sot e kemi një ditë të rëndësishme konstituimin e Kuvendit. Kisha mbledhjen e Kryesisë për të trajtuar përgatitjet për sot. Ne mbesim të interesuar që vendit t’i japim zgjidhje në këto moment. Jemi të gatshëm të ofrojnë zgjidhje. LDK është dakorduar që qeveria të ndahet proporcionalisht 5 ministri për LDK dhe 5 për VV, nga një nënkryetar i kuvendit sipas kushtetutës ‘ t’i takojë secilit nga grupet. LDK propozon kandidatin për President që plotëson të gjitha kushtet dhe ne mbesim pas asaj që pas zgjedhjes së Presidentit, LVV t’i jipet një ministri nga LDK dhe me këtë proporcioni në Qeveri do të mbetej 6:4 për VV-në nga momenti që zgjidhet presidenti”.
“LVV do të ketë më shumë pozita sepse tani do të ketë 7 pozita qeveritare, ndërkaq më vonë kur do ta bënim zëvendësimin me President do të mbesim me shtatë kurse ata me 10. Nëse LVV nuk është gati për këtë marrëveshje dhe sheh LDK si pengesë po deklarojë sot se LDK është e gatshme të heqë dorë nga kërkesat për përgjegjësi, duke ia lënë këto pozita VV-së”.
“LDK është e gatshme që të votojë me 28 deputetë për institucione të reja, kryetarin e Kuvendit dhe Qeverinë – pa LDK, nëse nuk janë të gatshëm që të bashkëqeverisin me ne”.
“Nëse ne tërhiqemi nga përgjegjësitë qëndrojmë si parti opozitare, sepse parti ndërmjetëse në Kuvend nuk ka”.
“Për sot me Kushtetutë i takon që VV-së ta bëjë propozimin për kryetar të Kuvendit. Për propozimin e Kurtit të fundit, ne konsiderojmë që ata dëshirojnë ta zhbëjnë marrëveshjen që kemi pasë më parë, njofton Klan Kosova.