Në zgjedhjet lokale të mbajtura më 17 tetor, Lidhja Demokratike e Kosovës doli e para për nga numri i votave me gjithsejtë 170 mijë e 177 vota.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se “rikthimi ynë, si parti e parë në zgjedhje lokale, është përmbushje e plotë për secilin nga ne”.
“Pas përfundimit të procesit të numërimit të të gjitha votave, të rregullta, të mërgatës e me kusht, i falënderoj të 170,177 votuesit e LDK-së, që me besimin dhe mbështetjen e tyre, vendosën Lidhjen Demokratike të Kosovës si partinë e parë – me më së shumti vota – në zgjedhjet e 17 tetorit”, ka shkruar Abdixhiku.
“Por, mbi të gjitha, është rikujtim se angazhimi ynë i vërtetë dhe i drejtë merr gjithherë mbështetje qytetare. Këtë besim e këtë rikthim duhet ta kujdestarojmë me plot përgjegjësi deri në vlerësimin tjetër”, shtoi ai.
Po ashtu, Abdixhiku ka thënë se puna e tyre vazhdon edhe më tej në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Ndërkaq, rezultatet përfundimtare për zgjedhjet lokale të 17 tetorit pritet të shpallen të enjten e 28 tetorit.
Kështu ka thënë për Albanian Post, Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, teksa ka shtuar se publikimi i tyre do të bëhet rreth orës 10:00.
“Mund t’ua konfirmoj se rezultatet përfundimtare të raundit të parë të zgjedhjeve lokale për Kryetarë të Komunave do të shpallen të enjten, në orën 10:00”, është shprehur Elezi.
Kurse, raundi i dytë i komunave që kanë shkuar në balotazh zhvillohet më 14 nëntor.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…