POLITIKE

LDK fiton në dy komuna, shkon në balotazh në 9 të tjera

Në zgjedhjet e së dielës Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur që të fitoj në dy komuna, në të cilat qeverisë aktualisht.

LDK-ja ka fituar në Pejë me Gazmend Muhaxherin dhe në Lipjan me Imri Ahmeti.

Kurse, në gjashtë komuna tjera LDK-ja do të jetë në balotazh. Në Gjilan Lutfi Haziri nga kjo parti në raundin e dytë të zgjedhjeve do të jetë me Alban Hysenin e LVV-së.

Në Vushtrri kandidati i LDK-së, Xhafer Tahiri renditet i dyti sa i përket numërimitt të votave, kurse i pari është kandidati i PDK-së, Ferit Idrizi. Këta të dy do të përballen më 17 nëntorë.

Në Viti, Sokol Haliti i LDK-së i cili aktualisht prin me vota do të jetë në balotazh me Arsim Ademin e LVV-së.Në Istog, Ilir Ferati i LDK-së do të jetë në balotazh me Bekë Berishen e AAK-së. Kurse në Fushë Kosovë, Burim Berisha i LDK-së do të jetë në balotazh me Enver Bajçincën e LVV-së.

Në komunën e Dragashit LDK në balotazh do të jetë me PDK-në.Në balotazh LDK-ja do të jetë edhe në Prishtinë si partia e dytë, kurse në Podujevë kandidati i kësaj partie, Ekrem Hyseni aktualisht është duke prirë me një diferencë shumë të vogël me vendin e dytë e që është Shpejtim Bulliqi i LVV-së.LDK-ja në balotazh do të jetë edhe në Junik. Në këtë komunë LDK do të jetë në garë me AAK-në.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

11 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

21 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago