Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani ka konfirmuar se partia e saj nuk e ka ftuar në takimin e sotëm që pritet të mbahet ku do të merret vendime të rëndësishme për koalicionin me AAK-në dhe NISMA-në, e ku edhe do të zgjedhin emrin e kandidatit për kryeministër.
Osmani pas takimit me Kurtin ka deklaruar se për takimin e LDK-së ka mësuar nga mediat, teksa nuk pranuar ftesë që të jetë pjesëmarrëse në takim.
Kujtojmë se raportet e Vjosa Osmanit me zyrtarët e LDK-së dhe kryesinë e saj, janë më të dobta se kurrë më parë.