Juristi Vigan Qorrolli, pas deklaratës së kryeut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka treguar se si e parasheh Kushtetuta e Kosovës.
Postimi i plotë:
Kushtetuta e Republikës së Kosovës 🇽🇰
Neni 100 [Mocioni i Votëbesimit]
1. Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë mund të ngrihet me propozimin e një të tretës (1/3) të të gjithë deputetëve të Kuvendit.
2. Votëbesimin e Qeverisë mund ta kërkojë Kryeministri.
3. Mocioni i mosbesimit vihet në rendin e ditë të Kuvendit, jo më vonë se pesë (5) ditë e as më herët se dy (2) ditë nga data e parashtrimit të tij.
4. Konsiderohet se mocioni i mosbesimit është pranuar, nëse për të kanë votuar shumica e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
5. Nëse mocioni i mosbesimit dështon, mocioni tjetër i mosbesimit nuk mund të ringrihet gjatë nëntëdhjetë (90) ditëve të ardhshme.
6. Nëse mocioni i mosbesimit votohet për Qeverinë në tërësi, Qeveria konsiderohet në dorëheqje.