KRYESORE

Le Parisien “i fryn zjarrit” në Lindjen e Mesme: Një spiun iranian ‘shiti’ Nasrallahun te Izraeli

Informacioni mbi vendndodhjen e liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah , që çoi në “neutralizimin” e tij të premten pasdite, dyshohet se iu dha Izraelit nga një spiun iranian. Kështu ka raportuar këtë të dielë gazeta franceze Le Parisien, duke cituar një burim libanez dhe kaq ka mjaftuar për “ti fryrë zjarrit” në Lindjen e Mesme.

Nasrallah u vra gjatë një sulmi masiv izraelit që synonte selinë komanduese të Hezbollahut në periferitë jugore të Bejrutit. Sipas medias franceze “spiuni iranian” , identiteti i të cilit nuk u zbulua, ishte ai që informoi IDF për mbërritjen e Nasrallah në seli, përpara se ai të vihej në shënjestër dhe të fillonte ekzekutimi i planit “Rendi i Ri” nga forcat ajrore, përcjell A2.

Raporti thotë se Nasrallah mbërriti në periferitë jugore të Bejrutit me të njëjtën makinë të përdorur nga zëvendëskomandanti i Forcave Quds të Gardës Revolucionare të Iranit, Abbas Nilforoushan, i cili u vra në të njëjtin sulm

Gazeta franceze konfirmoi gjithashtu se në takimin ku morën pjesë Nasrallah dhe Nilforoushan ndodheshin edhe 12 zyrtarë të lartë të Hezbollahut, duke shtuar se Izraeli po priste fillimin e takimit të liderit të Hezbollahut me komandantët e organizatës për të kryer goditjen finale, transmeton A2.

Ndërkohë, pamjet tragjike nga lagjja që u shkatërrua të premten në Bejrut u transmetuan përmes një postimi në Tëitter nga një korrespondent i medias belge VTM News .

Robin Ramaekers raporton se mbi 100 persona mund të kenë mbetur ende nën rrënojat e atij që duket si një kantier vullkani. Në zonë nuk ka ekipe shpëtimti, ndërsa ndjenja e përgjithshme është se “Irani na ka braktisur”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

11 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

14 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

14 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

16 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

16 orë ago