Autoritetet gjyqësore iraniane kanë arrestuar dy organizatore të një maratone të mbajtur në një ishull pranë bregdetit jugor të vendit, pasi lejuan garueset që të merrnin pjesë në garë pa shami koke.
Dy nga organizatorët kryesorë të tubimit u arrestuan me urdhër arresti. Njëri është zyrtar në Zonën e Lirë të Kishit, ndërsa tjetri punon për kompaninë private që organizoi garën. Prokurori theksoi se pavarësisht paralajmërimeve të mëparshme për nevojën për t’u pajtuar me ligjet dhe rregulloret, eventi i shkeli ato.
Arrestimet vijnë në një kohë kur autoritetet po përballen me kritika në rritje nga ekstremistët , të cilët i akuzojnë ata për përpjekje të pamjaftueshme për të zbatuar ligjin e detyrueshëm të shamisë për gratë, mes frikës për rritjen e ndikimit perëndimor në Republikën Islamike.
Edhe pse gratë në Iran janë të detyruara të mbulojnë flokët dhe të veshin rroba modeste e të gjera në publik, zbatimi i rregullave të hixhabit është zbutur që nga protestat e vitit 2022 pas vdekjes në paraburgim të Mahsa Amini, një gruaje të re kurde e cila u arrestua për shkelje të dyshuar të kodit të veshjes.
Shumica e parlamentarëve në fillim të këtij muaji fajësuan gjyqësorin për dështimin në zbatimin e ligjit për hixhabin. Kreu i Gjykatës Supreme më vonë bëri thirrje për zbatim më të rreptë të ligjit.
Ndërkohë, qeveria e Presidentit Pejeskian ka refuzuar të ratifikojë një projektligj të miratuar nga Parlamenti që do të vendoste sanksione të ashpra për gratë që nuk i përmbahen kodit të veshjes.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…