POLITIKE

Lekaj: Nëse Kurti vendos reciprocitet, unë nuk do të merrem me politikë

Deputeti i AAK’së, Pal Lekaj, tha se LDK’ja dhe LVV’ja nuk do të arrijnë të vendosin masa të reciprocitetit ndaj Serbisë. Ai madje bëri një premtim.

“Nëse këta arrijnë të vendosin reciprocitet, unë nuk merrem me politikë”, tha Lekaj në Rubikon të KTV’së.

Ai shtoi se taksa e ka hequr nga rreziku ndarjen e Kosovës.

Lekaj tha se duke qenë se marrëveshjet në Berlin dhe Munih u arritën pa heqjen e taksës, Qeveria nuk duhet të nxitojë në heqjen e saj dhe vendosjen e masave të reciprocitetit.

“Ne kemi pas kërkesa edhe gjatë qeverisjes sonë. Kryeministri Haradinaj ka pasur kërkesa dhe presione për pezullimin e taksës për një periudhë të caktuar, por duke u konsultuar me spektrin politik, ne kemi arritur të mos heqim taksën”, tha Lekaj.

Ai tha se taksa duhet të përdoret si monedhë në tavolinën e bisedimeve me Serbinë.

“Përse të mos e përdorim taksën dhe t’i lutemi edhe faktorit ndërkombëtar që këto dy kërkesa të përdoren në tavolinën e bisedimeve si monedhë. Ne si Kosovë mjaft jemi munduar edhe në dialogun teknik edhe në atë politik dhe Kosova pa dashje i ka ndihmuar Serbisë”, shtoi ai.

Ish-ministri i Infrastrukturës tutje tha se Qeveria Kurti është e dëgjueshme ndaj ndërkombëtarëve për taksën, por jo edhe për reciprocitetin.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

4 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

7 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

9 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

24 orë ago