Lend Mustafa: Ftoj Labinotë Demi-Murtezaj të më shërojë nga kjo “sëmundje”

Lend Mustafa, aktivist nga komuniteti LGBTI ka reaguar ndaj deklaratës së deputetes së VV-së, Labinotë Demi-Murtezaj, e cila tha se martesat e seksit të njëjtë janë sëmundje.

Mustafa me ironi ka ftuar deputeten në fjalë që ta shërojë nga ajo e ashtuquajtur sëmundje.

“E ftoj dhe inkurajoj deputeten Labinote Demi-Murtezaj te me sheroj nga kjo semundje, ashtu sic e kam sfidu nje “psikolog” nga Prizereni i cili eshte zhdukur nga faqja e dheut momentin qe kam caktu termin”, tha Lendi.

“Smundje ma t’rane se injoranca nuk ka miq”, shtoi ai.