LAJME

Kosovarët zgjedhin Shqipërinë në fund gushti/ Mbi 36 mijë kalojnë kufirin në 24 orë

Fundjava e fundit e gushtit duket se e ka zbrazur Kosovën.

Me mijëra automjete e qytetarë janë nisur që në orët e para të mëngjesit drejt bregdetit, duke sjellë ngarkesë trafiku në rrugën e kombit e bllokime të herëpashershme në nyjën më problematike, urën mbi Drin.

Një automjeti i duhet më shumë se 30 minuta për ta përshkruar këtë segment problematik.

Të dhënat zyrtare të policisë kufitare për këto 24 orë flasin për më shumë se 36 mijë qytetarë të Kosovës që kanë hyrë në Shqipëri përmes Morinit me të paktën 10 mijë e 200 automjete.

Numri i qytetarëve dhe i mjeteve në hyrje, të paktën nga pamjet, mund të jetë shumë më i madh, pasi duke iu referuar viteve të kaluara përgjatë sezonit, policia kufitare operon me procedurën e kalimit të kufirit pa kontroll, në zbatim të marrëveshjes së përbashkët ndërqeveritare Kosovë–Shqipëri.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

13 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

15 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

1 ditë ago