POLITIKE

Lëshuan sallën kur foli Natasha Kandiq – Çerkini: Na ka ra hije e keqe, nuk ndihmohen të zhdukurit kështu

Familjarë të të pagjeturve nga lufta e fundit në Kosovë kanë bërë thirrje që të zbardhet fati i tyre. Derisa është bërë thirrje për institucionet që të trajtojnë me prioritet këtë çështje.

Në kuadër kësaj thirrjeje, sot në Prishtinë është organizuar debat me aktivisten dhe humanisten serbe për të Drejtat e Njeriut, Natasha Kandiq. Në këtë takim ishin edhe familjarët e personave të zhdukur.

Por aty ndodhi diçka e papritur, ku me të marrë fjalën aktivistja serbe Kandiq, disa përfaqësues të familjeve e kanë lëshuar sallën e takimit me ç ‘rast nuk kanë dëshiruar ta dëgjojnë fjalimin e saj.

Këtë veprim, po e quan jo të mirë udhëheqësi i Qendrës Burimore për Persona të Zhdukur, Bajram Çerkini i cili ishte në takim. Ky i fundit në një prononcim për Gazetën Sinjali ka thënë se takimin e kanë lëshuar përfaqësuesit e familjeve dhe jo familjarët e personave të zhdukur.

Ai tha se aktivistja serbe kishte ardhur në Prishtinë që të njoftoj familjarët e të zhdukurve për punët që duhet t’i bëjnë familjet e të zhdukurve.

“ Nuk është e vërtet siç është raportuar që kanë dalur familjarët e personave të zhdukur, janë dalë përfaqësuesit e familjarëve që nuk kanë askënd të pagjetur. Edhe ata nuk e dinë pse kanë ardhur në atë takim sepse vetë e kanë thanë që në takim dëshirojnë t’i kenë prezent krerët e vendit. Në kemi marrë ftesë nga deputetja Duda Balje dhe Natasha Kandiq është një mysafire e cila ka ardhur të na njoftoj dhe të na tregoj se çka duhet të punojmë tutje. Ajo ka dhënë një raport të mirë për punët e të pagjeturve”, tha Çerkini për Sinjalin.

Tutje Çerkini shprehet, se veprimet e sotme në debatin për të zhdukurit me të ftuarën nga Serbia, Natasha Kandiq janë jo të mira për procesin e të zhdukurve. Ai tha se këto veprime nuk ndihmojnë për gjetjen e tyre.

Sipas tij, familjet dhe institucionet duhet të flasin e të debatojnë me këdo që ndihmon procesin e të zhdukurve.

“Mendoj që kemi bërë një marri të madhe kundër mysafirit të sotëm dhe shtetit tonë. Me këtë veprim na ka ra një hije e keqe. Ne duhet të ulemi të flasim me këdo që ndihmon procesin e të pagjeturve”, tha Çerkini për Sinjalin.

Ndryshe, plagë e hapur për më shumë se 1.600 familje, mbetet moszbardhja e fatit të të zhdukurve gjatë luftës së fundit në Kosovë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

2 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

12 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

16 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

16 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

23 orë ago