POLITIKE

Liberalizimi i vizave/Austria u drejtohet vendeve anëtare të BE-së

Ministrja austriake për Europën, Karoline Edtstadler, ka thënë se pas dhënies së mendimit nga Komisioni Europian për statusin e vendit kandidat për Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë, Bashkimi Europian s’duhet të përdorë standarde të dyfishta karshi vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë drejtim, ajo ka kërkuar që t’i liberalizohen vizat Kosovës, t’i jepet statusi i vendit kandidat Bosnje e Hercegovinës dhe të hapen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Sot Komisioni Europian prezantoi opinionin e tij për aplikimin për anëtarësim të Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë. Këto tani do të duhet të analizohen në detaje gjatë ditëve në vijim. Është e qartë se nuk duhet të ketë standarde të dyfishta apo edhe kandidatë të klasit të parë dhe të dytë në procesin e anëtarësimit. Për sa i përket Ballkanit Perëndimor në veçanti, mbajtja e premtimeve tona është çështje sigurie për Europën dhe një çështje e besueshmërisë së Bashkimit Europian. Kjo kërkon që të jepet statusi i kandidatit për Bosnje-Hercegovinën, fillimin e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe liberalizimin e vizave për Kosovën”.

Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën është kthyer sërish në vëmendje te zyrtarët europianë. Në vizitën e tij historike në Kosovë, kancelari gjerman Scholz tha se e mbështet heqjen e vizave ndaj kosovarëve.

Ndërkaq, emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, në një intervistë për Euroneës së fundi tregoi se kjo problematikë po ngrihet mes vendeve anëtare shumë më shpesh, gjatë takimeve të organeve të ndryshme europiane dhe tregoi se ky proces është shumë afër, megjithëse nuk dha ndonjë datë të caktuar.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

9 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

19 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

23 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

23 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago