Nga njëra anë armët, nga ana tjetër diplomacia janë vënë në garë për të gjetur një zgjidhje për një armëpushim të mundshëm në Libi deri në idenë e një stabilizimi të mundshëm të vendit.
Çuditërisht, Presidenti turk Tajip Tajip Erdogan ka fluturuar për në Tunizi ku u takua me kolegun e tij Kaies Saied kurse sot ka deklaruar se në fillim të janarit do votohet në parlamentin turk dërgimi i trupave ushtarake në Libi në mbështetje të qeverisë së unitetit kombëtar dhe kundër forcave të gjeneralit Khalifa Haftar.
Në përballje, Erdogan denoncoi vendosjen e mijëra luftëtarëve të huaj në Libi duke theksuar se pasojat e konfliktit të brendshëm libian do të kenë një efekt mbi popullatën dhe në shtetet fqinje. Kjo është arsyeja pse, për presidentin turk, Tunizia luan një rol të rëndësishëm në gjetjen e zgjidhjes për krizën.
Italia, e cila dukej sikur ishte zhdukur nga fronti diplomatik, duket se ka nisur të aktivizohet përsëri. Pas një bisede me Sekretarin Amerikan të Shtetit Mike Pompeo, Ministri i Jashtëm Luigi Di Maio ka biseduar edhe me kolegun e tij rus Sergei Lavrov. Përpjekja ka për qëllim që të arrihet sa më shpejt konsensus për armëpushimin për të bllokuar sulmin ushtarak të gjeneralit Khalifa Haftar në rajonin e Tripolit. Vetëm ditët e fundit, gjatë vizitës së tij në Liban, Di Maio kishte theksuar se po zhvillohet një luftë me prokurë në Libi, me një rrezik të fortë për praninë e “qelizave terroriste”.
Ndërkohë në vend, edhe në ditën e Krishtëlindjes, përplasjet dhe sulmet nuk ndalën.
Katër civilë u vranë nga një raketë e rënë në afërsi të një tregu në Tajura, në periferi të kryeqytetit libian Tripoli. OKB ka akuzuar forcat e Marshal Khalifa Haftar për bombardimin e zonës.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…