Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka folur mbi pakënaqësitë e deputetit të Vetëvendosjes, Haki Abazi, i cili tha se për herë të parë nuk po merr pjesë në seancën e kuvendit dhe për këtë të gjitha çështjet ia ka adresuar lidershipit të kësaj partie.
Aliu tha se është problem brenda Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, dhe se ai [Abazi] nuk ka ndonjë problem me qeverinë.
“Është problem i brendshëm brenda grupit parlamentar. Nuk e di që ka ndonjë problem me qeverinë, nuk e di që është diskutuar ndonjë problem me Haki Abazin. Pra, me gjasë është problem brenda grupit parlamentar”, është shprehur Aliu.
Tutje, ai tha se po të ishte problem që do duhej të diskutohej në kryesi, kryesia do të mblidhej menjëherë.
“Përderisa nuk është problematizu në përmasën që duhet të mblidhet kryesia, mendoj se është problem lokal që kërkon zgjidhjen ku është aty. Nuk ka shenja të ndonjë pakënaqësie të brendshme dhe patjetër se do të sanohet”, ka thënë Aliu.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…