Ajo që ra në sy në pritjen e sotme të liderëve të BE dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë, ishte mungesa e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Serbia kishte vendosur të përfaqësohej me kryeministren Ana Brnabiç në këtë takim të rëndësishëm të Procesit të Berlinit, ku do të diskutohet procesi i integrimit të Ballkanit.
Kjo pasi, presidenti Vuçiç ka udhëtuar drejt Kinës, ku do të marrë pjesë në forumin e tretë ‘Brez dhe Rrugë’. Sipas mediave ndërkombëtare, në këtë takim do të jetë i pranishëm dhe presidenti rus, Vladimir Putin.
Udhëheqësit nga më shumë se 140 vende, duke përfshirë Lindjen e Mesme do të takohen në kryeqytetin kinez në kuadër të nismës që parashikon investime infrastrukturore në vende në zhvillim.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…