POLITIKE

Liderët opozitarë refuzuan ftesën për pjesëmarrje në manifestimin qendror në Bllacë

Liderët opozitarë nuk i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së presidentes Vjosa Osmani, për të marrë pjesë në manifestimin qendror “Nga Eksodi në Liri” që po mbahet në Bllacë me rastin e përvjetorit të 23-të të Ditës së Lirisë.

Zyra e Presidentes i ka thënë KOHËS se Memli Krasniqi i Partisë Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Ramush Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës janë ftuar, por se kanë zgjedhur ta bojkotojnë pjesëmarrjen në këtë manifestim të organizuar nën patronatin e Presidencës së Kosovës.

“Opozita ka refuzuar të marrë pjesë në manifestimin qendror në Bllacë, për Ditën e Lirisë, megjithëse ishin të ftuar. LDK-ja dhe AAK-ja e kanë konfirmuar mosardhjen”, ka thënë këshilltari për media i Osmanit, Bekim Kupina.

Në këtë manifestim të pranishëm janë kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti, si dhe përfaqësues diplomatikë në Kosovë, duke përfshirë ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeff Hovenier.

Krasniqi i PDK-së dhe Haradinaj i AAK-së kanë zgjedhur ta përkujtojnë Ditën e Lirisë duke postuar në llogaritë e tyre në Facebook.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

5 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

9 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

11 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

1 ditë ago