KRYESORE

Lideri i opozitës izraelite: Hungarezët dhe austriakët ‘shitën’ babain dhe gjyshin tim te nazistët ndërsa shqiptarët jo

Lideri i opozitës izraelite, Yair Lapid deklaroi se gjatë Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria ishte i vetmi vend në Europë që refuzoi të dorëzonte te nazistët hebrenjtë e strehuar në vend. Ai theksoi se pasi thuajse gjithë Europa kishte dorëzuar hebrenjtë e saj në kthetrat e shfarosjes, shqiptarët thanë që dinë të ndajnë të mirët nga e keqja.

“Besa do të thotë të mbash fjalën, të jesh një njeri te i cili mund të mbështetesh. Ne, populli hebre, e dimë që ky koncept mbart një kuptim të thellë, t’i përgjigjesh pyetjes nëse Shqipëria mund të besohet, që në fakt është testuar në orët tona më të errëta.

Në fundin e Luftës së Dytë Botërore, ishte pushtuar nga italianët dhe në 1923 ushtria naziste pushtoi Shqipërinë. Dhe gjëja e parë që nazistët kërkuan ishte një listë hebrenjsh në vend. Kjo ishte procedura standarde në mbarë Europën dhe nuk kishin hasur rezistencë.

Babain tim e çuan në Budapest dhe hungarezët ndihmuan për këtë, edhe gjyshin tim, austriakët ndihmuan për këtë. Vetëm shqiptarët jo. Pasi thuajse gjithë Europa kishte dorëzuar hebrenjtë e saj në kthetrat e shfarosjes, shqiptarët thanë që ne dimë t’i ndajmë të mirët nga e keqja, ne kemi besën”, tha Lapid.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

3 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

4 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

4 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

9 orë ago