KRYESORE

Lideri suprem i Iranit shfaqet për herë të parë në publik që nga fillimi i luftës 12-ditëshe

Lideri suprem i Iranit, ajatollah Ali Khamenei, është shfaqur për herë të parë në publik që nga fillimi i luftës 12-ditëshe me Izraelin, gjatë së cilës disa prej liderëve më të lartë politikë, ushtarakë dhe shkencorë të Iranit u vranë nga ushtria izraelite.

Televizioni shtetëror iranian e shfaqi Khamenein të shtunën duke e përshëndetur turmën e njerëzve teksa po hynte në një xhami pranë rezidencës së tij në Teheran.

Khamenei mori pjesë në shënimin e festës së Ashurës, një ditë e rëndësishme në Islam për përkujtimin. Megjithatë, TV shtetërore raportoi se ai nuk mbajti ndonjë fjalim në atë ngjarje.

Pjesëmarrës të tjerë në këtë ngjarje folën për “qëndresën” ndaj sulmeve dhe theksuan se Irani “nuk do të dorëzohet kurrë”, duke përsëritur deklarata të mëhershme të Khameneit, sipas televizioni shtetëror.

Khamenei, 86 vjeç, dikur gjithmonë fytyrë e pranishme e republikës islamike, u tërhoq pothuajse plotësisht nga publiku gjatë luftës që Izraeli nisi më 13 qershor, pasi thuhej se ai ndodhej në listën e shënjestrave të Izraelit.

Daljet e tij të vetme – dy deklarata me video, e dyta më sa duhet e xhiruar në një bunker – nuk arritën ta qetësonin kombin.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se të paktën dy herë kishte parandaluar sulme izraelite kundër Khameneit.

Trump, në një mesazh gjatë sulmeve të ashpra izraelite, kishte theksuar se SHBA-ja ishte në dijeni të vendndodhjes së Khameneit, por nuk kishte synim ta vriste atë.

Ushtria amerikane gjithashtu kreu sulme ajrore kundër objekteve bërthamore iraniane, duke pretenduar se kishte shkatërruar plotësisht ato, pavarësisht mbetet e vështirë verifikimi i hollësishëm i dëmeve.

Mungesa e udhëheqësit suprem në publik u bë temë thashethemesh në rrjetet sociale në Iran dhe herë pas here edhe subjekt talljesh.

Pavarësisht humbjeve që ka pësuar Irani – veçanërisht në programin bërthamor dhe udhëheqjen ushtarake – Khamenei deklaroi në një mesazh të regjistruar më 26 qershor se Irani kishte fituar konfliktin kundër Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara.

Deklarata e tij është përsëritur edhe nga zyrtarë të tjerë shtetërorë dhe mediat.

Ndërkohë, Tucker Carlson, ish-prezantues i Fox News dhe figurë e njohur mediatike e djathtë në SHBA, më 5 korrik deklaroi se kishte zhvilluar një intervistë me presidentin iranian, Masud Pezeshkian, e cila do të publikohej “brenda një ose dy ditësh”.

Në një video-mesazh në X, Carlson tha se intervista ishte zhvilluar në distancë dhe përmes një përkthyesi.

Ai shtoi se i kishte ofruar një intervistë edhe kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, por ende nuk kishte marrë përgjigje. Netanyahu pritet të takohet në Uashington me Trump më 7 korrik. /REL/


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

8 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

11 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

11 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

13 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

13 orë ago