POLITIKE

Ligji rrëzon argumentin e qeverisë për mos ndërhyrjen në treg pas rritjes së çmimeve

Në Shqipëri, prej tetorit të vitit të shkuar qytetarët po përballen me rritje çmimesh, përfshirë bukën dhe karburantin. Autoriteti i Konkurrencës, për të dy këto shqetësime ka nisur hetime, por paraprakisht institucioni ka deklaruar se ka për detyrë të mbrojë konkurrencën, e jo të ulë çmimet.

Justifikim të ngjashëm ka përdorur edhe qeveria përmes kryeministrit Rama, që ndonëse pranon se vendi gjendet në gati “gjendje lufte”, refuzon të ndërhyjë ndaj rritjes së çmimeve nën argumentin se vlerën e përcakton tregu dhe qeveria nuk mund të ndërhyjë.

Po sa e vërtetë është kjo?

Në ligjin “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, në nenin 7 thuhet:

“Këshilli i Ministrave ka kompetence liberalizimin e çmimeve të shitjes me pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit. Në situata të veçanta tregu, Këshilli i Ministrave mund të vendosë kufizime të përkohshme (çmime tavan apo dysheme) për çmimet e shitjes me pakicë të nënprodukteve të naftës e të gazit.”

Për studiuesin e ekonomisë Selim Blliku, mosndërhyrja e qeverisë për përcaktimin e një çmimi maksimal për tregtimin e karburanteve e ka një arsye.

Ndërkohë që qeveria ka marrë rolin e vëzhguesit, çmimet e naftës, benzinës e gazit në vend ndryshojnë nga dita në ditë, e në raste nga ora në orë. Ekspertët kanë theksuar se për të shmangur këto luhatje me nuanca abuzimi, ndihmon vendosja çmimet tavan.

Vendosja e çmimit tavan është aplikuar tashmë në vendet e Rajonit si Kosova e Serbia, Bashkimin Europian si dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Kërkohet largimi i akcizës për derivate për ta frenuar rritjen e çmimeve të naftës

Rritja e çmimeve të derivateve pas shpërthimit të luftës në Lindjen e Mesme po reflektohet…

4 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Putini mund të ndihmojë Iranin kundër SHBA-së dhe Izraelit

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se homologu i tij rus, Vladimir Putin, mund të…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

“Blick” zbulon detaje shokuese nga ngjarja tragjike e para disa ditëve – Kush ishte personi që u lye me benzinë e i vuri flakën vetes brenda autobusit?

Ditë më parë Zvicra është tronditur nga një incident ku mbeten të vdekur 6 persona.…

8 orë ago
  • KRYESORE

‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten, 13 mars, se do të ftojë…

11 orë ago
  • KRYESORE

Rama acarohet për Ballukun/ Nxirret jashtë kryeministrisë gazetarja Ambrozia Meta

Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Gjestin

Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një…

12 orë ago