Në Shqipëri, prej tetorit të vitit të shkuar qytetarët po përballen me rritje çmimesh, përfshirë bukën dhe karburantin. Autoriteti i Konkurrencës, për të dy këto shqetësime ka nisur hetime, por paraprakisht institucioni ka deklaruar se ka për detyrë të mbrojë konkurrencën, e jo të ulë çmimet.
Justifikim të ngjashëm ka përdorur edhe qeveria përmes kryeministrit Rama, që ndonëse pranon se vendi gjendet në gati “gjendje lufte”, refuzon të ndërhyjë ndaj rritjes së çmimeve nën argumentin se vlerën e përcakton tregu dhe qeveria nuk mund të ndërhyjë.
Në ligjin “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, në nenin 7 thuhet:
Për studiuesin e ekonomisë Selim Blliku, mosndërhyrja e qeverisë për përcaktimin e një çmimi maksimal për tregtimin e karburanteve e ka një arsye.
Ndërkohë që qeveria ka marrë rolin e vëzhguesit, çmimet e naftës, benzinës e gazit në vend ndryshojnë nga dita në ditë, e në raste nga ora në orë. Ekspertët kanë theksuar se për të shmangur këto luhatje me nuanca abuzimi, ndihmon vendosja çmimet tavan.
Vendosja e çmimit tavan është aplikuar tashmë në vendet e Rajonit si Kosova e Serbia, Bashkimin Europian si dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…