Fatmir Limaj, kandidat për kryeministër nga koalicioni NISMA – AKR – PD ka qenë sonte mysafir në emisionin PRESSING në T7.
Ai ka thënë se momtalisht kanë 680 nëndegë në Kosovë dhe se kjo parti ka më shumë se 5 vite dhe ka kaluar 5 procese zgjedhore,ndërsa në zgjedhjet e 6 tetorit, koaliconi që udhëheq ai do të jetë befasi.
“NISMA do të jetë faktor kyç në zhvillimet që na presin. Unë si mandatar po ta kem rastin çdo gjë do të kisha bërë që të shkojmë në koalicion të gjerë dhe duhet shumë partner për t’i përfunduar disa tema. Nuk nis historia tani, ka edhe para luftës e para neve. Për me dasht Kosovën, duhet mu sfidu pak për Kosovën.
Nuk mundemi me ba garë kush e do më shumë Kosovën. Unë ndjehem krenar për pjesën time sa kam qenë në qeveri, sepse ka gjëra të mira që kanë ndodhur. Ka edhe gabime, kanë ndodhur edhe pas 2010.
Ideja jonë është duam punë ekipore, shpresat mi lidh tek një individ ka dëshpërim të madh. Kosova është stërzgjat në tranzicion”, është shprehur Limaj, përcjellë Indeksonline.
Tutje kreu i NISMA-s ka thënë e partia e tij është zgjeruar në çdo pjesë të vendit dhe se largimet nga kjo parti, nuk do të ndikojnë në rezultatet e zgjedhjeve.
“NISMA futet në një situatë më ndryshe, sepse kemi marrë pjesë në zgjedhje lokale, tani e kemi kalu atë, fryma socialdemokrate është shëprndarë, kemi në të gjitha asambletë komunale këshilltarë, dhe është shtu simpatia për NISMA-n dhe mbështetja. Peja Gjilani Prishtina Kaçaniku, Lipjani, Prizreni, kjo na bën të besojmë fuqizimin.
Jemi në fushatë nëse dikush mendon që fiton votë ma shumë t’u përdor matematike, s’e përdori fushatën për tema. Secili e zgjedh formën e vet.
Nëse momenti i largimeve tregon më së miri se çka po ndodhë, pesha elektorale nuk ndikon, NISMA ka figura të reja që është fuqizuar, ardhje-dalje ka vazhdimisht. Ne do të jemi befasia e këtyre zgjedhjeve. Do të jemi e 4-ta ose e 5-ta.
Herët jemi është dita e parë e fushatës, ajo çka po shoh është situatë që s’ka qenë më herët, afërsia, garë interesante”.
Limaj komentoi edhe kundër kandidatët e tjerë që kandidojnë për postin e kryeministrit.
“Është shumë herët për Albin Kurtin, ai duhet të krijojë përvojë shtetërorë, posti kryeministër është rrisk i madh, i papërvojë në drejtim të shtetit, nuk e di se si do të gjindej në detyrën e parë si kryeministër i vendit.
Veseli- u lodh ajo parti, partia është problem, s’është çështja e kandidatit, duhet me pushu, me shku me i dhanë mundësi vetit, rifreskim.. ne e kemi pas kryetar kuvendi s’e kemi pa kryeministër, është në kohë pa kohë.
Haradinaj – e pat rastin, kush mendon që është mirë më vazhdu le t’ja jep prapë mundësinë, iu dha mundësia, nëse njerëzit besojnë që është mirë ma së lehti e kanë me Ramushin.
Osmani- Pak a shumë si Kurti, duhet ma shumë përvojë”.
Limaj sakaq u përgjigj është në disa pyetje interesante, derisa tregoj se beson në Zot, që Rugova nuk është figurë qëndrore e shtetit tonë, por e rëndësishme, derisa qëndrore është Adem Jashari.
Në mes të kombit dhe fesë, ai zgjodhi kombin. Ndërsa në mes të Ismail Kadaresë dhe Isa Qosjes, ai tha shkrimtari më i madh shqiptar është Dritëro Agolli.