“Lind dielli” në Itali, ulet numri i viktimave nga koronavirusi

Fatmirësisht vijon në rënie numri i viktimave nga koronavirusi në Itali. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 542 viktima kundrejt 604 të shënuara një ditë më parë.

Kjo e mërkurë ka shënuar një rekord të numrit të pacientëve të shëruar nga koronavirusi në Itali, janë 2099 pacientë të shëruar gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa vihet re rritje e numrit të të infektuarve në 3.836 ndërsa një ditë më parë ishte 3039.

Deri më tani numri i viktimave nga koronavirusi ka shkuar në 17,669 persona që nga nisja e pandemisë, dhe në 139,442 numri i personave të infektuar.

Ndërkohë numri i pacientëve të shëruar ka arritur sot më 26,491 e janë 2,099 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit.

Në repartet e terapisë intesive po kurohen aktualisht 3,693 e numri është ulur me 99 pacientë më pak se një ditë më parë.