FOTO&VIDEO

Lipjanasi ia kërkon të dashurës 70 mijë euro ose do t’ia shpërndajë fotot intime – vëllai i viktimës e kërcënon me vrasje

Një grua nga Lipjani ka raportuar në polici se i dashuri ia ka kërkuar 70 mijë euro, në të kundërtën, do të ua dërgojë fotografitë intime familjarëve të saj.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Lipjan, ku viktima është shantazhuar nga i dashuri se nëse nuk ia jep paratë e gatshme, fotot e saj intime do t’u dërgohen familjarëve të viktimës.

Pas kësaj, vëllai i viktimës ka shkuar te shtëpia e të dyshuarit, të cilin e ka kërcënuar me vrasje.

Policia ka bërë të ditur se rasti është hapur si “Shtantazh dhe Kanosje”.

“Lipjan 03.07.2021-20:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (i dashuri i saj), ka kërkuar që t’ia jap 70.000 (shtatëdhjetëmijë) € para të gatshme, se përndryshe do ia dërgoj fotot (intime) familjarëve të saj. Ndërsa, i dyshuari tjetër vëllai i viktimës, në shenjë reagimi dyshohet se ka shkuar në shtëpinë e të dyshuarit dhe e ka kanosur me vrasje”, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Po ashtu, lidhur me këtë rast është njoftuar prokurori.

“Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

2 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

9 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

13 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

15 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago