LAJME

Lirimi i Shaban Gogajt, çka thuhet në vendimin e Supremes dhe si e priti lajmin familja e Agonis Tetajt

Gjykata Supreme e ka liruar nga masa e paraburgimit Shaban Gogajn, i dënuar për vrasjen e Agonis Tetajt.

Vendimi i Supremes është marrë më 24 tetor, me të cilin u aprovua kërkesa e mbrojtjes së të akuzuarit për mbrojtje të ligjshmërisë, raporton “Betimi për Drejtësi‘.

“Me aprovimin e kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtësit të të akuzuarit Shaban Gogaj, ndryshohet aktvendimi i Gjykatës Themelore në Pejë, PKR.nr.50/2023 të datës 18.06.2024 dhe aktvendimi i Gjykatës së Apelit të Kosovës PN.1.nr914/2024 të datës 13.09.2024, ashtu që të akuzuarit i ndërprirtet masa e paraburgimit dhe i njëjti lirohet menjëherë sot me datën 24.10.2024”, thuhet në vendimin e Supremes.

Përfaqësuesi i palës së dëmtuar, avokati Berat Tmava, tha për “Betimi për Drejtësi” se familja e tani të ndjerit Tetaj e ka pritur rëndë këtë vendim, por sipas tij ata nuk janë befasur.

Sipas Tmavës, me këtë vendim rrezikohet siguria juridike në vend.

“Gjykata e Apelit me rastin e vërtetimit të vendimit edhe përkundër që të njëjtit gjyqtarë e kishin kthyer çështjen në rigjykim dhe pas rigjykimit asnjë rekomandim i tyre i dhënë në vendim nuk ishte marrë parasysh nga Gjykata Themelore në Pejë, vendosën që ta vërtetojnë të njëjtin vendim”, tha Tmava.

Në anën tjetër, avokati i Gogajt, Besnik Berisha, përmes rrjetit social Facebook, ka shkruar ndër tjera se “Shaban Gogaj u lirua nga burgu por jo edhe nga dhimbja shpirterore per humbjen e shokut e kolegut, Agonis Tetaj”.

Ndryshe, Gjykata e Apelit përmes vendimit të 3 tetorit 2024 ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë ndaj të akuzuarit Shaban Gogaj, sa i përket veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, duke e dënuar me dy vjet burgim. Ndaj Gogajt, u shqiptua dënim unik me 6 vjet e 6 muaj burgim.

Sipas Apelit, dënimi me burgim është në ekzekutim e sipër dhe të akuzuarit i është llogaritur koha e kaluar në paraburgim nga 23 shtatori 2018 e deri në përfundim të dënimit të shqiptuar me burgim, por jo më gjatë sesa dënimi i shqiptuar.

Më 14 tetor 2022, Gjykata Themelore në Pejë kishte shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Shaban Gogaj, duke e dënuar me 7 vite e 6 muaj burgim për vrasje nga pakujdesia të Agonis Tetajt. Kurse, Isuf Cacaj me 2 mijë euro gjobë për armëmbajtje pa leje.

Gjykata e Apelit më 23 mars 2023 kishte shqyrtuar ankesat e mbrojtësit të Gogajt, avokatit Besnik Berisha, palës së dëmtuar, avokatit Berat Tmava dhe ankesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan. Kurse, pas shqyrtimit të ankesave, Apeli më 23 mars 2023 e ka kthyer lëndën në rigjykim.

Ndërsa, më 15 mars 2024, Themelorja e dënoi sërish me 7 vite e 6 muaj burgim për vrasje nga pakujdesia, ndërsa Isuf Cacaj u dënua me 2 mijë euro gjobë për armëmbajtje pa leje.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Pejë, më 12 qershor 2019, Shaban Gogaj akuzohet se më 23 shtator 2018, rreth orës 11:04, në Deçan, në rrugën “Luan Haradinaj”, përkatësisht në kompaninë “Gogaj AG”, me dashje e privon nga jeta Agonis Tetajn dhe me këtë ka vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarve A.H dhe F.Z. Në këtë rast, për armëmbajtje pa leje akuzohet edhe Isuf Cacaj, ku sipas aktakuzës, në dyqanin “Gogaj AG”, ka mbajt në pronësi armën, e gjetur nga policia në sirtarët nën banakun e arkës.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

45 minuta ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

8 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

12 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

14 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago