BOTA

Lirohen tre pengje izraelite, Hamasi i përmbahet marrëveshjes pas ultimatumit të Trump

Hamasi ka liruar tre pengje izraelitë këtë të shtunë. Në automjetet e Kryqit të Kuq u dorëzuan izraelito-rusi Sasha Troufanov, izraelito-argjentinasi Yair Horn dhe izraelito-amerikani Sagui Dekel-Chen.

Pengjet u dërguan pak para orës 10 të mëngjesit, me orën lokale, në Khan Younis me një furgon të bardhë, të shoqëruar nga një kamionçinë e zezë.

Turmat i pritën me brohoritje dhe duartrokitje.

Një reagim erdhi edhe nga zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu, i cili theksoi se vendi i mirëpret pengjet dhe se janë përgatitur për kthimin e tyre pranë familjeve.

Në deklaratë, Izraeli vuri në dukje se Hamasi do ta shkelte marrëveshjen këtë të shtunë, por presidenti amerikan Donald Trump i vuri ultimatum që zbatimi i saj të vijonte. Ndërkohë, më vonë pritet që Tel Avivi të lirojë 369 të burgosur.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

9 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

23 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago