Lista Srpska i ka reaguar ashpër kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit, që shkoi në inaugurimin e rrugës Deçan – Plavë.
Këtë reagim Lista Srpska e ka bërë përmes një shkrimi në Facebook.
Lexo Edhe:
Lista Srpska i reagon ashpër Kryeministrit Hoti që shkoi në inaugurimin e rrugës Deçan – Plavë
Arsyeja e reagimit është se, sipas Listës Srpska, rruga është e ndërtuar në manastirin Visoki Decani, e cila mbrohet me ligj.
Tutje, Lista Srpska u bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të reagojnë me autoritetin e tyre për të parandaluar këto veprimtari të paligjshme.
Gjithashtu në njoftim Lista Srpska kujtoi se Gjykata Kushtetuese vendosi t’ia ktheje 24 hektarë tokë manastirit Visoki Decani.
Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të Listës Srpska:
Lista Serbe është zhgënjyer nga ceremonia e hapjes së rrugës së sotme në komunën e Deçanit ku marrin pjesë anëtarët e Qeverisë në Prishtinë, sepse rruga është e ndërtuar në manastirin Visoki Decani, e cila mbrohet me ligj në të cilin është e ndaluar të kryhen vepra të tilla.
Lista Serbe dënon këtë lloj veprimi të zyrtarëve qeveritarë që vazhdojnë me ndërtime të paligjshme dhe u bën thirrje përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare që të reagojnë më urgjentisht dhe me fuqinë e autoritetit të tyre për të parandaluar këto veprimtari të paligjshme.
Kujtojmë që ndërtimi është i paligjshëm kësaj radhe, dhe kundër ligjeve në fuqi, madje edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese që vendosi të kthejë 24 hektarë tokë në manastirin Visoki Decani.