Para se të shkojë simbolikisht në zyrën e PDK-së ashtu siç kishte paralajmëruar, kryetari aktual i Komunës së Drenasit dhe fituesi i zgjedhjeve në këtë komunë pa balotazh, Ramiz Lladrovci, ka thënë se fitorja e tij do ta disiplinojë PDK-në dhe të gjitha partitë në Kosovë.
Lladrovci ka theksuar se PDK-ja e tanishme nuk është siç ishte kur në krye të saj ishin udhëheqësit që tani gjenden në Hagë, derisa sipas tij, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi do të duhej të jepte dorëheqje.
“Unë jam i gatshëm t’ia shtrijë dorën gjithsecilit, si partia e liderëve tanë, partia shtet-ndërtuese e shtet-themeluese, parita e lirisë me vazhdu me qenë qysh e kanë lënë liderët tanë jo ashtu siç kanë vendosë me udhëheqë disa liderë të ri të cilët e kanë keqpërdorë rëndë besimin e logos, besimin e qytetarëve kudo që janë përkrahës të PDK-së. Ne do t’ia kthejmë dinjitetin ngadalë, sigurisht do të ndjekim çdo procedurë. E drejtë morale e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka qenë të jap dorëheqje”, deklaroi para mediave Lladrovci.
Lladrovci i është përgjigjur kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi pasi ky i fundit tha se fitoren në Drenas e ka arritur me votat e Lëvizjes Vetëvendosje.
Lladrovci e mohoi një gjë të tillë duke thënë se e ka ulur përqindjen e përkrahjes për LVV-në.
“Deri më sot asnjë betejë nuk e kam humbur. Nuk e di cka ka deklaruar z.Krasniqi, thanë që ka pasur konferencë por ia bëj me dije e ia kam bërë me dije se ka katër vite që unë e kam ulë Vetëvendosjen në Drenas sepse njerëzit e Vetëvendosjes që kanë besuar ndryshe nga qeverisja e Memli Krasniqit në qeverisjen time më janë bashkuar prej kohësh. Nga pesë asamblistë që i ka pasur Lëvizja Vetëvendosje prej kur e ka fillu mandatin në vitin 2021 ka përfunduar në dy asamblistë për të mos thënë në dy e gjysmë sepse ajo gjysma ka qenë gjithmonë me mua”, deklaroi Lladrovci para mediave.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…