Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka komentuar takimin e sotëm të ftuar nga Ambasada Amerikane për çështjen e Asociacionit, në të cilin takim nuk mori pjesë kryeministri, Albin Kurti.
Sipas Lladrovcit, kjo mungesë e Kurtit është brengosëse dhe sinjal shqetësues.
Lladrovci madje në këtë situatë ka kujtuar edhe një mesele: “E kishin pase pyet njërin, o Bac, kush vetet në shpinë tuaj më së shumti, e ai i përgjigjet, të gjithë ngapak, veç Baci hiç”.
Postimi i plotë:
Mungesa e Kryeministrit në takimin e ftuar nga Ambasada Amerikane për çështjen e Asociacionit është brengosëse
Sipas sistemit tonë juridik, roli dhe përgjegjësia e Kryeministrit është shumë e rëndësishme, e me theks të veçantë në fushën e negociatave me Serbinë, e ka dhënë verdiktin edhe Gjykata Kushtetuese, sipas të cilës procesi negociator është çështje/përgjegjësi ekskluzive e Kryeministrit.
Mospjesëmarrja e Kryeministrit në takimin e sotëm të organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të diskutuar për çështjen e Asociacionit, është një mesazh dhe sinjal shqetësues.
E kishin pase pyet njërin, o Bac, kush vetet në shpinë tuaj më së shumti, e ai i përgjigjet, të gjithë ngapak, veç Baci hiç.
Kryeministri, argumentet duhet t’i shtrojë në tryezën e diskutimeve. Edhe Jo-në e Zajednicës (Asociacionit), si njërën nga kauzat me të cilat ka ardhur në pushtet, duhet thënë aty.
Janë dy rrugë, të sigurohen numrat e shfuqizohen marrëveshjet, ose fillon procesi i zbatimit të tyre siç ka thënë Gjykata Kushtetuese e qysh po deklarohen partnerët tanë që asociacioni nuk e zhbën karakterin unitar të Kosovës.
Kryeministri duhet të dëshmohet më burrështetas se sa kaq. Raportet me ShBA-në janë çështje jetike për qenien tonë. Ato duhet t’i ruajmë si sytë e ballit!
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…