FOTO&VIDEO

Lladrovci në konferencë për media pas publikimit të audio-incizimit: Nuk shantazhohem, incizimi është i prerë dhe i sakatuar

Kryetari i Drenasit dhe kandidat edhe për një mandat në këtë post në zgjedhje të 12 tetorit, Ramiz Lladrovci, pas publikimit të një audio-incizimi ku përmenden miliona euro dhe prona të Komunës, tha se nuk shantazhohet dhe se incizimi është i prerë dhe i sakatuar, raporton Ekonomia Online.

Në konferencë për media, Lladrovci tha se vendimet i merr gjykata dhe se komuna i ndjek procedurat ligjore. Ai shtoi se çdo marrëveshje për pronat duhet të kalojë përmes Kuvendit të Komunës.

“Vendos gjykata sipas vendimit të saj dhe ne i ndjekim procedurat. Në momentin kur unë kam qenë duke kryer projektin e parkingut për qytetarë që e kanë shërbim pa pagesë ne kemi dërguar kërkesë për lirimin e pronës. Me keqardhje gjykata ka vazhduar këto procedura me shmangien e detyrës së saj. Në momentin që kemi marrë masat në orën 15:55 e kemi marrë shkresën e Gjykatës së Apelit ku pezullon vendimin tonë dhe kthen lëndën në rigjykim. Çdo vendim e pranoj, kur nuk pajtohem ndjek procedura. Krejt problemi i auto-incizimit është kjo pronë, ku pronarët kanë provuar të më shantazhojnë. Për fat të keq kanë gjetur njeriun e gabuar se unë nuk shantazhohem. Çfarëdo marrëveshje që kisha bërë me pronarin pa kaluar në Kuvendin e Komunës nuk kishte mundur të jetë e zbatueshme. Nuk mundemi pronën me 10 ari sepse kam 10 hektarë e 32 ari pronë për të cilën kemi plan ndërtim të lartë. Ne i kemi thënë edhe atij që e ka publikuar video-incizimin se është i prerë e i sakatuar dhe ftojmë të kërkojë video-incizimin e plotë të atij që ka incizuar. Ne jemi në proces hetimor”, tha Lladrovci.

Vox Kosova ka publikuar një audio –incizim të Kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me biznesmenin, Labinot Halilaj, i cili është edhe kandidat për Asmblenë Komunale të Komunës së Drenasit në Listën “Për Drenasin Kampion”, e themeluar së fundmi nga Lladrovci.

Incizimi, që është bërë nga dikush i pranishëm në tavolinë ku po diskutoheshin milionat e metrat katrorë pa leje, besohet të jetë bërë në vitin 2024, mes muajve shtator e nëntor.Bëhet fjalë për ndërtimin e rreth 40 mijë metra katrorë në Komunën e Drenasit.Lladrovci i premton Halilajt edhe lejim të mbindërtimit.Biseda mes Lladrovcit dhe Halilajt zhvillohet për fitimet e mundshme që dalin nga ky ndërtim. Kryetari i Komunës së Drenasit përpiqet që t’i tregojë se sa milionë është fitimi për tashmë kandidatin e listës së tij për asamble.

Në bisedë vërehet insistimi i Lladrovcit për ta bindur Halilajn se ka leverdi në këtë ndërtim. Në fund të këtij audio-incizimit, Lladrovci shpreh interesimin që edhe vetë ta marrë këtë projekt, i cili thotë se ka përfitim plotë 15 milionë euro.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

6 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

8 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

9 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

11 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

11 orë ago