Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar me rastin e vizitës së artistit Jean-Claude Van Damme.
Besoj se do t’i pëlqej Kosova dhe shqiptarët, pasi me dekada është në shoqëri të vazhdueshme me shqiptarët në botën e filmit dhe jetën e përditshme, ka shkruar Lladrovci.
Postimi i plotë:
Miku i Kosovës, artisti i mirënjohur Jean-Claude Van Damme, po vije në Kosovë.
Ai shumë herë e deklaroi se ka shumë miq shqiptarë, artistë e sportistë, madje bëri shumë herë edhe shqiponjën si shenjë respekti për ne.
Miku im Kushtrim Musliu ka miqësi me artistin e madh Van Damme, i cili vije në Kosovë, për të promovuar markën e orëve të njohura Helfer, nga Zvicra.
Besoj se do t’i pëlqej Kosova dhe shqiptarët, pasi me dekada është në shoqëri të vazhdueshme me shqiptarët në botën e filmit dhe jetën e përditshme.