LAJME

“Vulgare”, fustani provokues i Zonjës së Parë shkakton reagime të forta në Mal të Zi

Një debat ka shpërthyer në Malin e Zi, me shoqërinë që është ndarë në dy grupe teksa gjykojnë veshjen e Milena Milatoviç, bashkëshortja e presidentit, Jakov Milatoviç, gjatë një feste me rastin e Ditës së Shtetit.

Fustani i veshur nga Milatoviç gjatë pritjes së nderit në Cetinje ekspozonte gjoksin e Zonjës së Parë dhe në rrjetet sociale nxituan ta kritikonin për ekstravagancë të tepruar.

Kjo vërtet nuk i përshtatet Zonjës së Parë”, “A është parë në pasqyrë para se të dilte nga shtëpia?”, “Pak vulgare për zonjën e parë”, ishin disa komente në Twitter, referuar stilit të saj.

Por kishte edhe qytetarë të tjerë, kryesisht femra që komentuan pro Milatoviç. “Çfarë elegance”, “Të tregosh gjoksin është e drejtë”, ishin disa prej komenteve pozitive në favor të Zonjës së Parë.

Ndërkohë, vetë Milatoviç nuk i ka lënë pa një përgjigje kritikët e saj. “Më duhet të zhgënjej publikun në Twitter. Nuk ka të bëjë me trupin, por me materialin e fustanit”, shkroi Milatoviç.

Nga ana tjetër, Jakov Milatoviç kishte veshur një kostum të errët me kravatë ngjyrë floriri, njëjtë si fustani i gruas së tij, ndaj duket qartë se veshjet për eventin i kanë zgjedhur së bashku.

Në një moment Milena dhe Jakov kanë kërcyer në ceremoni, duke marrë duartrokitje të mëdha nga të pranishmit. Çifti presidencial kanë tre fëmijë, Sara, David dhe një vajzë më të vogël, Ana, e cila lindi në mes të shkurtit të këtij viti.

Sa i përket Milenës, ajo është drejtoreshë e financave dhe çështjeve ekonomike në sistemin e transmetimit elektrik të Malit të Zi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

7 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

17 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

21 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

21 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago