Lidhur me cermoninë përkujtimore për ekstremistin grek Konstandinos Katsifas, i cili u vra para 1 viti pas një shkëmbimi zjarri me policinë, ka reaguar historian Arben Llalla.
Në një intervistë për Syri. Net, Llalla ka folur pas deklaratave të motrës së Kacifas, ku ajo u shpreh se shqiptarët po sillen si terrorista me banorët e Vorio Epirit.
Llalla tha se në rradhë të parë termi Vorio Epir ka një aneksim për jugun e Shqipërisë, që është një term i ndaluar me kushtetutën e Shqiprisë.
“Grekët kanë organizuar që para dhjetë ditësh një mbledhje, për të bërë këtë organizim dhe këto incidente. E gjitha kjo është një lojë e organizuar nga shteti grek për të treguar se Shqipria nuk e meriton që të jetë anëtare e BE. Nëse diçka e tillë do të ndodhte nga ana jonë, Greqia s’do lejonte cermoni për shqiptarët.
Minoritarët grek janë fëmijët e përkedhelur të Shqipërisë pas i kanë të gjitha të drejtat. Bularati, Delvicani dhe shumë fshatra të tjerë nuk ka asnjë flamur shqiptarë. Kryetari i Bashkisë të Dropullit shkruan vetëm greqisht zyrtarisht shtetit shqiptarë. Është festë e dyanshme edhe Shqipërisë dhe Greqisë dhe një flamur shqiptarë nuk e keni në këto fshatra. Çfarë terrorizmi ka këtu?
Nga ana tjetër motra e Kacifas, e cila shkeli mbi gjakun e vëllait të saj për të përfituar, pasi ishte kandidate për deputete e një partie ekstremiste. Nëse ajo do të ruante autoritetin e motrës së një të vrari, të një jete të humbur, ajo nuk do të konkuronte me një nga partitë Naziste për deputete por do ruante pozicionin e motrës. Familja asaj dhe ajo vetë po përfitojnë me vdekjen e Kacifas”, është shprehur Llalla në një lidhje telefonike me Syri.net.