Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar pas padisë që presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka ngritur ndaj vetes.
Kamberi tha se kjo padi po dëshmon se shkatërrimi i insititucioneve mbetet disciplina e vetme në të cilin klani progresist i A. Vuçiqit është i suksesshëm.
“Një lojë me insitucionin e gjyqësorit, për të simuluar shtetin juridik, në të vërtetë paraqet degradimin e radhës të kësaj dege të rëndësishme të pushtetit në stilin e proverbit serb: “Kadija te tuži – Kadija te sudi” (Kadiu të paditë – Kadiu të gjykon)”, shkroi Kamberi në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë:
Se shkatërrimi i insititucioneve mbetet disciplina e vetme në të cilin klani progresist i A. Vuçiqit është i suksesshëm, dëshmon edhe padia e fundit e nënkryetarit të Këshillit Qendror të SNS, Milosh Vuçeviq, pikërishtë ndaj shefit partiak dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq.
Një lojë me insitucionin e gjyqësorit, për të simuluar shtetin juridik, në të vërtetë paraqet degradimin e radhës të kësaj dege të rëndësishme të pushtetit në stilin e proverbit serb: “Kadija te tuži – Kadija te sudi” (Kadiu të paditë – Kadiu të gjykon).
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…