“Lojtarë të diskotekave”: Anëtari i Dardanëve bën të ditur arsyen e përjashtimit të Zhegrovës me shokë?

Me vendim të përbashkët të përzgjedhësit Franco Foda dhe Federatës, tre futbollistët: Arjanet Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija janë larguar nga grumbullimi i ekipit kombëtar të Kosovës.

Një gjë të tillë e ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës, për shkak të thyerjes së rregullores së ekipit kombëtar të vendosur nga përzgjedhësi dhe Federata.

“Me vendim të përbashkët të përzgjedhësit Franco Foda dhe Federatës, tre futbollistët: Arjanet Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija janë larguar nga grumbullimi i ekipit kombëtar, për shkak të thyerjes së rregullores së ekipit kombëtar të vendosur nga përzgjedhësi dhe Federata. Për masat e mëtejme ndaj futbollistëve në fjalë, do të vendoset nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së. Ndërkohë, ekipit do t’ i bashkohet, portieri që ka qenë në listen e pritjes, Faton Maloku nga FC Drita”, u tha në njoftim.

Anëtari i tifo-grupit Dardanët, Lik Berisha, ka lënë të nënkuptohet se arsyeja për këtë përjashtim, është frekuentimi i klubeve të natës.

“lojtart e diskotekav..”, ka shkruar ai me anë të një postimi në ‘Facebook’.

Ende nuk dihet saktësisht se pse ka ndodhur përjashtimi i Zhegrovës, Muric dhe Muslijës.