“Lopës edhe ty plumb n’ballë”, plas sherri për kullotjen e bagëtive në një fshat të Drenasit

Konflikti për bagëti mes banorëve në fshatin Llapushnik të Drenasit ka eskaluar në kanosje serioze, për çka u desh intervenimi i Policisë. Rasti ka ndodhur të hënën në orët e mbrëmjes dhe në rrahje janë përfshirë dy të rinj nga familja Thaqi, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas informacioneve të para, i dyshuari 19-vjeçar është kapur me të miturin, pas një mosmarrëveshje për kullotjen e lopëve në arën e të dyshuarit.

Sinjali mëson se debati mes tyre ka kaluar në kërcënime, ashtu që sipas viktimës, i dyshuari i ka thënë se “Lopës edhe dy ua jepi plumbin n’ballë”, me ç’rast i ka shkaktuar frikë dhe shqetësim.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se Policia është vënë në dijeni për rastin dhe ka intervenuar në vendin e ngjarjes, ku i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave, ndaj tij, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rast për veprën penale “Kanosje”.