Lidhja Socialdemokratike dhe Bashkimi Demokratik për Integrim kanë ndarë edhe postet ministrore në kabinetin e ri qeveritar të Maqedonisë së Veriut, edhe pse këtë zyrtarisht nuk e kanë bërë ende të ditur.
Siç bëhet e ditur nga përfaqësues të të dy partive politike, BDI-ja në kabinetin e ri do të drejtojë gjashtë ministri; Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Financave, Ekologjinë, Ekonominë, Sistemin politik dhe Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës Publike.
Mediat vendase deri më tani kanë publikuar emrat e disa ministrave që do të jenë pjesë e qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut.
Pritet që zëvendëskryeministër i parë dhe ministër për Sistem Politik të jetë Artan Grubi, ndërkohë që Bujar Osmani pritet të jetë ministër i Jashtëm. Ministër i Financave pritet të jetë Fatmir Besimi ndërsa ministër i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Grubi ka shkruar në një postim në Facebook, se, në rajon do të jenë tashmë tre ministra të jashtëm shqiptarë dhe e ka konsideruar këtë një zhvillim historik.
Ndërkohë janë bërë publike edhe emrat e zyrtarëve të Lëvizjes Besa në këtë qeveri. Arijanit Hoxha do të jetë ministër i Bujqësisë, Sadat Sulejmani zv/ministër i Kulturës dhe Arafat Shabani zv/ministër i Arsimit.
Qeveria Zaev 2 do të drejtohet në 100 ditët e fundit nga një kryeministër shqiptar, i propozuar nga BDI-ja.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…