BOTA

Lufta drejt fundit? Rusia kërkon dialog për paqen: Ukraina po refuzon

Rusia është e gatshme për të zhvilluar dialog lidhur me një marrëveshje politike me Ukrainën. Kështu pretendon zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, që citohet nga mediat vendase.

Megjithatë, zyrtari i Putinit akuzon Ukrainën se po refuzon çdo lloj mundësie për bisedime për paqen, duke pretenduar se shteti fqinj nuk është në një situatë të lehtë në fushëbetejë.

Kjo vjen pasi presidenti rus konfirmoi se qeveria e tij po merr në konsideratë planet e paqes të vendeve afrikane. “Rusia i respekton dhe po i studion me kujdes iniciativat e propozuara nga ju”, konfirmoi Vladimir Putin gjatë një eventi me udhëheqës e politikanë të shumtë nga Afrika.

Propozim për paqen ka bërë edhe Kina, megjithatë nga Ukraina është pretenduar se pikat e paraqitura për të ndaluar luftën janë të njëanshme dhe në favor të Rusisë. Në fillim të konfliktit të armatosur, ka pasur disa takime për paqen mes delegacioneve të Kievit dhe Moskës, por nuk u arrit asgjë për të shmangur luftën. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka theksuar shpeshherë se konflikti me Rusinë përfundon me marrjen e kontrollit në të gjithë territorin e vendit, përfshirë dhe Krimenë e aneksuar.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

6 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

8 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

9 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

11 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

11 orë ago