Në një video të publikuar shihet një grup i personave duke ikur për jetë pas një sulmi që pretendohet se u bë nga anëtarët e kartelit “Jalisco New Generation” në një bazë që gjendej në pyll, raporton “The Sun”.
Në video shihet një prej karteleve më vrasëse të Meksikës duke hedhur bomba me dron në drejtim të anëtarëve të një karteli rival.
Karteli ka bombarduar së paku dy baza rivale në qytetin Tepalcatepec.
Jalisco Cartel, Nueva Generación dropping small bombs from a drone on a target in Michoacán, Mexico.
People can be seen running away after the bombs hit the camp. #Mexico pic.twitter.com/5pYtg1V9B4— CNW (@ConflictsW) January 11, 2022
Banda nisi të sulmonte vendet si El Bejuco dhe La Romera të hënën në mëngjes në tentim brutal për të marrë nën kontroll qytetin Tepalcatepec.
Ky kartel është i njohur për nxjerrjen e zemrave nga viktimat, për tretjen e trupave në acid, e po ashtu për shënjestrim të grave.
Karteli i armatosur ka vazhduar sulmet edhe të martën dhe madje kësaj radhe ka përdorur dronët duke sulmuar me bomba rivalët, në Michoacan.
Në videot që kanë qarkulluar online, shihen bomba duke u hedhur në drejtim të tendave në një pyll, ku po qëndron disa persona. Personat shihen duke ikur me të parë se bombat po binin. Së paku katër herë u godit nga bombat kjo bazë.
Raportet thonë se disa nga dronët janë rrëzuar nga grupet e armatosura.
Po pritet një ikje masive nga qyteti Tepalcatepec nga frika nga më tepër bombardime nga ana e kartelit Jalisco New Generation.
Një luftë e përgjakshme mes grupave rivale të drogës në Meksikë ka shpërthyer se cila prej tyre do ta mbizotërojë tregun.
Jalisco New Generation është themeluar në vitin 2009 dhe është një nga kartelet më të rrezikshme dhe fuqishme në Meksikë.
Rrjeti i trafikimit të drogës të këtij karteli është i zgjeruar në gjitha këndet e botës.
Autoritetet amerikane kanë ofruar një shpërblim prej 10 milionë dollarëve për informata që çojnë në kapjen e liderit të kartelit, Nemesio “El Mencho” Oseguera Cervantes.